July 28, 2021
Portali Shprehja

Ndërtimet pa leje, deri më 31 janar të këtij viti

Qeveria planifikon të legalizojë ndërtimet pa leje të ndërtuara në dhjetë vitet e kaluara. Propozim-ligji i ndryshuar parasheh legalizim të objekteve që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme deri në 1 janar të këtij. Për ministrin e transportit Bllagoj Boçvarski, në propozim-ligjin e ri janë përfshirë të gjitha vërejtjet, por ai la hapësirë edhe për ndryshime shtesë.

 “Ligji është në procedurë të publikimit në ENER, do të publikohet dhe kjo do të thotë se ende do të mund të jepen vërejtje dhe komente. Ne i bëmë të gjithë konsultimet, duke filluar nga 25 maj e deri më sot, tashmë dy muaj flasim me të gjitha palët e përfshira, më pas ligji do të diskutohet edhe në seancë të Qeverisë, më pas do të shkojë në Kuvend me procedurë të rregullt ku edhe do të diskutohet”- Bllagoj Boçvarski- ministër i Transportit dhe Lidhjeve

 Ligji në maj të këtij viti u votua në Kuvend. Për të votuan pushteti dhe opozita, përkatësisht 72 deputetë. Por, për shkak të reagimeve të shumta negative në opinion ku kishte frikë se me këtë ligj përsëri amnistohet mosrespektimi i ligjeve dhe sulmohen parqet kombëtare, presidenti Pendarovski nuk e firmosi, kështu që Qeveria e tërhoqi të njëjtin. Nëse propozim- ligji i ri eventualisht kalon, ky do të jetë legalizimi i dytë i objekteve ilegale në vend. Ligji i parë u miratua në vitin 2011.

Andrea Çobanova

.

Të Ngjajshme

Qeveria do t’i ofron partive të vogla uljen e pragut në 1 për qind për këshilltar komunal

admin

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Leave a Comment