December 2, 2020
Portali Shprehja

Ndërtimet pa leje në Çarshinë e Shkupit, Zaev: Duhet të kompletohen dokumentacionet e të gjitha Institucioneve

Largimi i objekteve pa leje në Çarshinë e Shkupit nuk do të ndodhë edhe për një kohë. Kjo pasi Qeveria pret kompletimin e raporteve nga të gjitha Institucionet kompetente. I pyetur për anashkalimin e raportit të Inspektoratit, Zaev tha se kjo është bërë me qëllim që mos dalin probleme të tjera ligjore.

Nuk është kompletuar me mendimet e të gjitha institucioneve të cilat patjetër t’i japin, që të mundet Qeveria përfundimisht të vendos. Të gjitha procedurat janë të rëndësishme për shkak se nëse lëshojmë procedurë pa mendim përkatës atëherë mund të shkaktojë pasoja juridike. Sa të kompletohen mendimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve siç janë kadastra dhe të tjerat atëherë mund ta sjellim vendim – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Inspektorati shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm dorëzoi raportin në Qeveri në të cilin në pesë Objekte ka konstatuar ndërtime të paligjshme, si mbindërtim të objekteve, pjesë të shtuara në mënyrë të paligjshme dhe parregullsi të tjera. Në raportin e Inspektoratit të cilin Alsat e siguroi në formë jozyrtare thuhet se në Parcelat me numër 9438 ose ku ndodhet ish “Menada”, është konstatuar mbindërtim i objektit ekzistues dhe pas procedurës administrative është sjellë vendim për prishjen e asaj pjese. Masa për veprim Inspektorati vlerëson se duhet të merren edhe në parcelën 8959 ku ndodhet objekt i ri i hotelit “DOA”. Edhe parcela 8965 ndodhet po ashtu në këtë pjesë të Çarshisë. Në raportin e Inspektoratit për ndërtim dhe Urbanizëm thuhet se parregullsi kanë konstatuar edhe në parcelën 9173/1, objekt i cili ndërtohet pas Hotelit “Bushi Resor” dhe në parcelën 9317, e cila ndodhet në Qendër të Çarshisë, afër “Kapan Anit” dhe për këto objekte procedurat janë në vijim. Për ndërtimet pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, nga Komuna Qendër dhe ajo e Çairit kanë deklaruar se përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, pasi Çarshia është nën kompetenca të këtij Institucioni.

Mefail Ismaili

Të Ngjajshme

Moti sot me vranësira mesatare dhe i ftohtë

admin

Sekullovska për kontestin me Bullgarinë: Politika hyri në histori, nuk ka më kthim prapa!

admin

Sekullovska: Lëvizjet e qeverisë në Sofje ishin të pritura

admin

Leave a Comment