Është e pabesueshme ajo që ndodhi në një shkollë të mesme në Teksas, ku disa futbollistë u shtruan në spital pas një stërvitjeje të imponuar nga trajneri i tyre.
Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në shkollën e mesme Rockwall-Heath, ku trajneri John Harrell urdhëroi ekipin të kryente 400 pompa si ndëshkim.
Ishte një seancë stërvitore jashtë sezonit, ku sipas rikonstruksioneve, studentët “kishin nevojë për kujdes mjekësor” dhe madje “kërkonin shtrimin në spital”.
Sipas një prindi, djali i tyre u diagnostikua me rabdomiolizë, një gjendje e rëndë mjekësore që ndodh kur indet e muskujve dëmtohen rëndë. Trajneri u pezullua dhe u vendos në leje administrative.
.