June 18, 2021
Portali Shprehja

Ndihem keq nga publikimi i videove kërkoj ndjesë – Iliria News Agency

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me publikimin në media të videove të realizuara në rrjetin social tik-tok, ku shfaqet duke pozuar në ambientet e Gjykatës.

Në një reagim zyrtar, Kapedani shprehet se si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndihet keq nga publikimi i këtyre videove për të cilat ka thënë se janë publikur për t’i dëmtuar imazhin.

Teksa kërkon ndjesë për videot, Kapedani thotë se do të punojë ndershmërisht si deri më sot.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa videove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dë*mtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulmm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për gjyqtaren Enkeleda Kapedani.

Të Ngjajshme

BE përzë investitorët kinezë, por Gjermania jo – Iliria News Agency

admin

Nis Samiti në Vjenë, këto janë temat që po diskutohen – Iliria News Agency

admin

Ja pse Holanda votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment