Ndikimet e COVID-19 në shëndetin mendor mund të zgjasin me vite

Shkencëtarët thonë se ndikimet në shëndetin mendor të COVID-19s mund të zgjasin edhe pasi të ketë mbaruar pandemia.

Një hulumtim i ri tregon se disa pacientë të shtruar me koronavirus ka të ngjarë të vuajnë nga ankthi, depresioni dhe stresi post-traumatik shumë muaj ose vite pasi të kenë dalë nga spitali.

Rreziqet mund të jenë më të larta edhe për publikun e gjerë. Humbjet e shumta të vendeve të punës, bombardimi nga media dhe efektet izoluese të distancimit fizik mund të çojnë në rritje të problemeve të shëndetit mendor, paralajmërojnë ekspertët.

Rreth 15 për qind e pacientëve të shtruar në spital me SARS ose MERS, dy koronaviruse të lidhura ngushtë me atë që shkakton COVID-19n, vuanin nga depresioni ose ankthi deri në tre vjet pasi kishin dalë nga spitali, sipas një studimi të ri në revistën “The Lancet Psychiatry”.

Shkencëtarët në Britani, Kaliforni dhe gjetkë thonë se kufizimet sociale kanë bërë që familjet dhe miqtë e atyre që humbën të afërmit të mos ishin në gjendje të merrnin pjesë në funerale, gjë që do t’u kishte shërbyer si ngushëllim shpirtëror për t’i qetësuar.

Po ashtu, dasmat, ceremonitë e diplomimit dhe ngjarjet e tjera u anuluan, duke shtuar stresin në një kohë edhe ashtu stresuese.

Ata thonë se edhe pse shumë vende kanë filluar të lehtësojnë masat për distancimin fizik, situata nuk do të kthehet shpejt në normalitet.

loading...

Të ngjajshme

Kosovë, aktakuzë ndaj një gruaje për pjesëmarrje në grup terrorist

shprehja

Sejdiu: Kujdesemi maksimalisht që higjiena nëpër shkollat të jetë në nivel

shprehja

Macron: Kufijtë e BE’së do mbyllen për 30 ditë, duke filluar nga nesër

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë