July 3, 2022
Portali Shprehja

“Ndizen motorët” për Këshillin Komunal të Tetovës/ Partitë të gatshme, presin vetëm datën e zgjedhjeve

Partitë në Tetovë edhe një herë do t’i ndezin motorët për Këshillin Komunal. Bashkë me këtë kanë nisur edhe kalkulimet politike se kush do ta ketë shumicën në qytet. Basar Durmishi nga Lëvizja Besa kërkon që zgjedhjet të shpallen sa më parë.

“Koha më e përshtatshme është që të mbahen zgjedhjet për funksionalizmin e komunës të mbahen sa më parë për shkak që të kalohet ai ngërç që është dhe të fillojë komuna të funksionojë, pasi e dimë se disa kompetenca i takojnë kryetrarit të komunës me mos funksionin e këshillit të komunës por nuk i takojnë të gjithë kompetencat që i ka këshilli.”- deklaroi Besar Durmishi, Lëvizja Besa.

Tact Watches

Blerim Osmani nga BDI thonë se paaftësia e kryetarit Kasami bëri që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Deri më 28 shkurt është dashur që të dorëzojë llogarinë përfundimtare deri tek këshilltarët komunalë ai këtë nuk e ka bërë edhe pse me vonesë u soll në këshill më 7 prill. Këshilltarët e BDI-së dhe disa këshilltarë opozitarë e votoi, shumica nuk e votoi dhe kjo është shumë joserioze, kalkulimet politike i kanë parësore karshi interesave të qytetarëve dhe këtë e vlerësojmë mos seriozitet, paaftësi të koordinimit të punëve dhe na detyroi të shkojmë në zgjedhje, vetë kryetari Kasami pa vullnetin e këshilltarëve.”- tha Blerim Osmani, BDI.

Pritet që Aleanca për Shqiptarët të del e vetme në zgjedhje.

Габата на нозете може многу брзо да доведе до смрт. Спречете го!
“Këto zgjedhje do jenë dëshmi që BDI-ja e ka humbur komplet fuqinë në Pollog, tetovarët do tregojnë edhe një herë që kur ta mbështetin Aleancën për Shqiptarët që nuk janë në anën e krimit, nuk janë në anën e së keqes. Unë mendoj që ASH do ta shfrytëzojnë për ta bërë kthesën e madhe në Tetovë edhe unë mendoj se jemi rikonstruktuar dhe radhët tona janë gati.”- pohoi Vjollca Berisha, ASH.

Elmedina Abdullahu nga lista “Më mirë për Tetovën” thotë se do dalin në zgjedhje me ritmin e njëjtë, duke ofruar transparencë për të gjithë qytetarët.

“Koalicionin ne e kemi qytetarin dhe nuk ka nevojë të përsëritet kjo, po do të dalim pasi që pamë se kemi ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e funksionit të këshillit. Ne do të përkrahin gjithçka që është e mirë në komunën e Tetovës, por jo duke hequr dorë nga ajo kryesorja, llogaridhënia edhe transparenca në komunë.”- tha Elmedina Abdullahu, Lista “Më mirë për Tetovën”

Tani pritet që vendimi i Qeverisë për zgjedhjet e parakohshme për këshill, të kalojë në Kuvend, i cili duhet të shpallë zgjedhjet.

Të Ngjajshme

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Leave a Comment