March 20, 2023
Portali Shprehja

Ndryshime të mëdha, Liverpulli gati të “lëshojë” Mohamed Sallahun

Sulmuesi egjiptian Mohamed Sallah mund të lërë Liverpulin në merkaton e verës. Lajmin e konfirmoi e përditshmja britanike “Mirror”, që saktësoi se te “Reds” pritet një revolucion këtë verë pas rezultateve zhgënjyese të këtij sezoni.

Sallah ka një kontratë deri në vitin 2025 me Liverpullin, por 30-vjeçari mund të lërë që këtë verë skuadrën për një aventurë të re. Mësohet se sulmuesi egjiptian, që këtë sezon nuk ka lënë shumë gjurmë, mund të jetë ndër personat e sakrifikuar.

Gjithsesi, Liverpulli do të lërë të lirë lojtarin vetëm nëse vjen një ofertë e mirë (rreth 80 milionë euro). Duket se klubi dhe trajneri Jyrgen Klop do të nisin një cikël të ri, duke investuar në emra të rinj për të ardhmen.

.

Të Ngjajshme

Kosova me 2 medalje të bronztë nga turneu në Budva

Marrëveshja e grurit në fije të perit, Rusia kërkon heqjen e sanksioneve

Xi-Putin bashkojnë forcat, lideri kinez mbërrin në Moskë

Leave a Comment