May 11, 2021
Portali Shprehja

Ndryshimet në arsim, paralajmërohet bojkot i mësimit

Grupi i prindërve “Libra dhe mësim patjetër të ketë” i formuar në fejsbuk e që numëron mbi 70 mijë anëtarë ka paralajmëruar bojkot të mësimit ditën e enjte. Bojkoti vjen si shprehje e revoltës ndaj propozim ligjit për digjitalizimin e librave. Sipas kryetares së grupit Dragana Spasevska, bojkoti përfshinë mësimin me prezencë fizike dhe atë online, për arsimin fillor edhe të mesëm. Përveç ndërprerjes së procedurave për miratimin e ligjit, anëtarët e grupit gjithashtu kërkojnë miratimin e protokolleve për kthimin e nxënësve në shkollë, lëndët të mos integrohen si dhe përfshirjen e profesionistëve dhe të grupit për revizion dhe intervenime në ligj.

Që ta kuptojnë seriozitetin e kërkesave dhe qëllimeve tona, nesër do ta bojkotojmë mësimin me prezencë fizike edhe online. Nëse nuk u përgjigjen kërkesave tona do të vijojnë aktivitete tjera, protesta, kërkesë për dorëheqje të ministres Carovska si dhe nisjen e një iniciative qytetare në përputhje me ligjin për shprehjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Ne nuk do të ndalemi sepse bëhet fjalë për sistem të shëndoshë arsimor të fëmijëve dhe të ardhme të shëndoshë të fëmijëve tanë”, pohoi Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë” .

Nuk mund të jetë kompjuteri një mjet vetëm për mësuar duke e anashkaluar total librin. Ka fëmijë me problem shëndetësore me sytë, ke me aftësi të kufizuara. Është problem serioz, ai me libër nuk mund të mësoj e jo vetëm me kompjuter, dikush nuk ka edhe kushte”, tha Fisnik Ristemi, prind dhe mësues.

Prindërit, gjithashtu kërkojnë që me kohë të njoftohen me përmbajtjet e librave.

Cilat përmbajtje do të jenë në ato libra. Tragjike është ajo se askush nuk I di përmbajtjet në libër, askush nuk flet për përmbajtjet”, pohoi Suaret Alishan, kolicioni “Ndryshojmë”.

Nga Ministria e Arsimit janë pronocuar se ndryshim i cili bart cilësi dhe përparim në arsim, nuk guxon të jetë arsyeja për bojkot të mësimit nga nxënësit. Nga Unioni i Shkollave të Mesme njoftojnë se nuk janë organizator të bojkotit e as që kanë bërë një thirrje të tillë ndërsa theksojnë se debati për librat digjital ende nuk ka marrë formën e prerë. Nga Unioni thotë se i takon çdo nxënësi të vendos se me çfarë librash dëshiron të mësojë.

 

Melihate Rustemi                        

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment