7.5 C
Skopje
April 7, 2019
Feja Islame

Ndryshimi i gjendjes së Ummetit dhe rimëkëmbja e tij

Ndryshimi i gjendjes së Ummetit dhe rimëkëmbja e tij, është vetëm në duart tona si besimtarë. Që ne të ndryshojmë dhe të rimëkëmbemi, duhet t’i themi vetes:

Mjaf pasivitetit dhe të qenit negativ. Sot është koha për aktivitet dhe pozitivitet. Kjo duhet të fillojë që nga banesa e secilit, që nga pallati, rruga ku kalojmë dhe lagja ku banojmë.

Që sot, duhet t’u themi “Mjaft” ujërave që rrjedhin dhe mbeturinave që hedhim pa kriter. Mos thuaj kurrë:
“Le t’i heqin të tjerët këto mbeturina ose ata që i kanë hedhur!”

Mos thuaj kurrë “Nuk ka ç’më duhet” por fillo nga vetja jote fillimisht. Secili prej nesh dalim në rrugë dhe shohim makina të parkuara në mes të rrugës duke penguar trafikun. Asnjëri nuk del t’i thotë dy fjalë shoferit që qëndron brenda.

Të gjithë hyjmë në bar-kafe për të pirë një kafe, por që na bllokohet frymëmarrja nga tymi i duhanit. Megjithatë, asnjëri nuk e merr guximin ta ngrejë zërin, që ky fenomen të pakësohet. Të gjithë jemi ambientuar me këtë pasivitet dhe nuk na bëjnë përshtypje këto gjëra.

Ne lindim, rritemi dhe vdesim në një ambient dhe atmosferë të mbushur me pasivitet. Edhe nëse një i ri e ngre zërin dhe kërkon të ndryshojë diçka, të rriturit i thonë: “Po ty ç’të duhet kjo?! Shih punën tënde dhe mos i bjer murit me kokë!”

E si mund të ndryshojmë në këtë mënyrë? Si mund të rimëkëmbemi kështu? Përse duhet të presim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ndërkohë që pasiviteti dhe të qenit negativë po na merr frymën?!

“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë veten e tyre”, është përmendur dy herë në Librin e All-llahut, Kur’anin Fisnik. Herën e parë, përmendet në suren Rad, ajeti 11: “Me të vërtetë, All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.”, kurse herën e dytë në suren Enfal, ajeti 53: “Kjo ndodh se All-llahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, All-llahu dëgjon dhe di gjithçka.”

The post Ndryshimi i gjendjes së Ummetit dhe rimëkëmbja e tij appeared first on Islami.press.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

A e dini cilat janë dëshirat e përmendura në Kuran

shprehja

Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit…

shprehja

Si u suspendua nga puna milingona e vyeshme?

shprehja