February 26, 2021
Portali Shprehja

Ndryshimi i qasjes në kontestin me Sofjen, Dujovski: Jemi racional, jo provokues

“Nuk mund të ketë as zgjidhje e as qasje racionale për problemin iracional me Bullgarinë.” Kështu e komentojnë ekspertët paralajmërimin e Ministrit të jashtëm, Osmani për qasje të re, racionale në dialogun me fqinjin lindor. Nikolla Dujovski njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë se situata është jashtëzakonisht e pavolitshme dhe nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë as me qasje të re e as me çfarëdo taktike tjetër diplomatike.

Nuk e di në çfarë saktësisht mendon ministri Osmani kur thotë qasje racionale, sepse qasja jonë e deritanishme ishte racionale. Nuk provokuam asnjë situatë me Bullgarinë, vetëm kishim mirëkuptim se janë para zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë njësoj derisa të mbarojnë zgjedhjet në Bullgari, sa të formohet Qeveria e re. Kushdo qoftë në Qeverinë e re bullgare, do të lehtësohet nga nevoja për nacionalizëm. Nuk jam më optimist për progres të shpejtë. Tani bullgarët kanë armik të trilluar, na shohin si armik. E trilluan gjithë këtë që të imponohen me interesat e tyre para BE-së – deklaroi Nikolla Dujovski, Analist politik.

Ish ambasadori, Risto Nikovski vlerëson se derisa të kontestohet identiteti maqedonas, nuk mund të bisedohet pa emocione.

Në asnjë rast nuk mund të flitet në mënyrë racionale dhe pa emocione kur janë në tavolinë çështjet e identitetit, apo siç thotë Osmani, atributet identitare të popullit maqedonas. Është shqetësues që mënyra se si flet ministri ynë, Bujar Osmani nuk dallon nga ministrja bullgare, Zaharieva. Fitojmë përshtypjen se të dy i mbrojnë të njëjtat interesa, në këtë rast, maqedonase. Maqedonia duhet të ketë pozicion të qartë se çështjet e identitetit nuk mund të jenë në tavolinë, dhe atëherë absolutisht bisedat mund të jenë edhe racionale, edhe pa emocione – tha Risto Nikovski, Ish ambassador.

Sipas Nikovskit, deklarata e Osmanit se qasja e deritanishme ka qenë përplot emocione, në mënyrë të pavetëdijshme, jo vetëm e rrezikon, e nënmon dhe shkatërron pozicionin negociator të Shkupit në raport me Sofjen.

Ministri Osmani tha se ndryshimi i qasjes nënkupton lehtësim nga emocionet parazgjedhore dhe ato që i shkaktojnë kontestet historike. Në vend të kësaj, sipas Osmanit, vendet duhet të fokusohen në bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm për të kthyer mirëbësimin mes dy vendeve, që çon në zgjidhjen e dallimeve. Ndryshe, pritet që ministrat e jashtëm të dy vendeve ta caktojnë datën e konferencës dypalëshe ndër-qeveritare, në të cilën do të “vuloset” plani aksionar për zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2017-të. Komisioni i përbashkët i historisë do të takohet më 25 dhe 26 shkurt për të diskutuar tekstet shkollore për klasën e shtatë dhe Goce Dellçevin.

Anesa Salihu

 

.

Të Ngjajshme

Filloi protesta kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”

admin

Mijallkov dërgohet në burgun e Shutkës, i ndërpritet arresti shtëpiak

admin

Bastisje në Manastir, gjendet heroinë dhe marijuhanë

admin

Leave a Comment