Ndryshojnë fjalët në VV: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi

Nga VV po ankohen se pengesa të jashtme po e pamundësojnë koalicionin me LDK-në.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se koalicioni është duke u përballur me pengesat e një shteti siç e quan ai “të kapur”, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do të bëhej me lehtësi.

Ai thotë se  tentativa për ta ndalur koalicionin, vjen pasi që nuk arriti të ndalej rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendos një shtet i kapur. Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër”, ka shkruajtur ai.

E kështu nuk ishin deklaratat kur kishin përfunduar zgjedhjet.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ishte ai që thoshte se marrëveshja do të nënshkruhet 72 orë pas certifikimit të rezultateve.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

Kuvendi miratoi edhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve, VMRO-ja nuk merr pjesë në seancë

shprehja

Trump përsërit synimin për t’i dhënë fund luftës në Afganistan

shprehja

​Dy gra në gjendje të rëndë nga gripi në Kosovë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë