September 22, 2023
Portali Shprehja

Ndryshon situata te FC Shkupi, rikthehet Sedloski me Arben Nuhiun?!

Situata te FC Shkupi, ndryshon nga dita në ditë dhe informtata e fundit thonë se Goce Sedloski do të rikthehet në pankinën e skuadrës nga Çairi. Kjo lëvizje vjen pasi që Fc Shkupi përjetoi 2 disfata radhazi në futbollin vendor, ndërsa ajo e fundit ishte mjaft bindëse, 1-3 nga Tikveshi.

Ndihmësi i tij Toni Meglenski udhëhoqi skuadrën në Kavadar në disfatën 3:1 nga Tikveshi dhe nga nesër Sedloski i rikthehet stërvitjeve.

Kjo është padyshim është një lëvizje më me pak dhimbje të drejtuesve të Shkupit, sepse negociatat me disa trajnerë dje dhe sot nuk përfunduan me sukses. Rrisi do të jetë angazhimi i Arben Nuhiut në stafin teknik, I cili do të duhet të ndihmojë në “motivimin” e futbollistëve në terrenin e gjelbër dhe të përcjell eksperiencën e madhe që posedon futbollisti i mirënjohur shqiptar.

FC Shkupi me këtë lëvizje krijon një situatë “qetësie në shtëpi” dhe në periudhën e ardhshme do të tentojë të anulojë rezultatin minus që i është krijuar nga Struga Trim Lum.

.

Të Ngjajshme

Humbni përqendrimin tuaj? Truku i thjeshtë në 5 minuta që e rikthen atë

Shqipëri: Nga 2024-a, ata që fitojnë para nga TikToku do të paguajnë taksa

Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Leave a Comment