Në 21 shkurt, gjyqi për organizatorët e 27 prillit

Gjykimi i organizatorëve të pushtimit me dhunë të  Kuvendit më 27 prill, do të nis më 21 shkurt. Në bankën e të akuzuarve do të ulen ish kryetari i Kuvnedit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski. Prokuroria e krimit të organizuar i akuzon për rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues si dhe për pengim të transferimit paqësor të pushtetit.

Një pjesë e aktakuzës për organizatorët e “27 Prillit”:

“Ditën Kritike kanë organizuar hyrjen e papenguar të turmës së njerëzve në Kuvend, përfshirë shoqatat patriotike duke angazhuar individë për të kryer dhunë. Në selinë e partisë politike, dy nga të pandehurit vazhdimisht e kanë mobilizuar anëtarësinë e partisë, nga Shkupi dhe qytetet tjera në një moment të caktuar të kryejnë ndërhyrje të dhunshme në Kuvend “

Sipas hetimit të prokurorisë, i arratisuri Nikolla Gruevski dhe punonjësi operativ i DSK-së Nikolla Boshkovski ishin gjithashtu pjesë e grupit që organizoi ndërhyrjen. Të dy janë në arrati dhe për ta procedura është ndërprerë, derisa të kapjen e tyre. Paraprakisht 16 pjesëmarrës në dhunën e 27 Prill-it u dënuan me 211 vjet burg. 16 të tjerët u falën, në mesin e tyre edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, që i hapën dyert e Kuvendit.

Bojan Stojanovski

.

loading...

Të ngjajshme

Partitë nuk lëvizin nga pozicionet për datën e zgjedhjeve

shprehja

Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës së pandemisë

shprehja

Serbia Gjuriqin, Kosova dy anonimë në negociatat për hekurudhat në Berlin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë