August 17, 2022
Portali Shprehja

Në botë publikohet harta me vendlindjet e të famshmëve – Rita Ora shprehet krenare që është lindur në Prishtinë

Dje (e hënë) në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin.

Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytete e tyre përkatëse të lindjes.

E Prishtina me kë tjetër mund të karakterizohej, pos me emrin e të famshmes Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore është lindur në kryeqytetin kosovar më 26 nëntor të vitit 1991, si fëmija i dytë i prindërve Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

Rita përndryshe ishte vetëm një vjeçare kur familja e saj u shpërngul në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Në moshën 21-vjeçare ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, duke u bërë një emër mbarë-popullor me debutimin e saj të fuqishëm në tregun internacional, aso kohe me hitin”Hot Right Now”.

.

Të Ngjajshme

Estonia nis heqjen e monumenteve të epokës sovjetike nga ambientet publike

Hendboll, 700.000 denarë për përfaqësesen e kadetëve

Anderson merr 300 mesazhe kërcënuese

Leave a Comment