Në Gjermani ekziston një shtëpi ku qiraja është vetëm 1 euro

Fuggerei, është një qytezë e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendase thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fugger dhe prej asaj kohe nisi të popullohej, transmeton Gazeta Express.

Jakob asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri më sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Të ngjajshme

Çfarë do të ndodhte në qoftë se nuk do të kishte elektricitet?

shprehja

Kinezët po përdorin reçipeta e fruta si maska kirurgjikale ndaj koronavirusit

shprehja

Ishte “zhytur” në një lumë me gjarpërinj – orangutangu i zgjat dorën burrit për t’i ndihmuar

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë