May 17, 2021
Portali Shprehja

Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

Organet që familja e 20-vjeçares Verica Bellqovska vendosi t’i dhurojë për qëllime mjekësore për një ditë kanë shpëtuar jetën e tre personave. Fillimisht mjekët gjatë ditës së sotme kanë kryer transplantim  të zemrës, dy veshkave si dhe transplantimin e indit kockor.

“22-vjeçari Ile Strezovski në gjoksin e të cilit sot është transplantuar zemra e donatores së ndjerë Verica Bellqovska është zgjuar dhe është i kontaktueshëm, të gjitha parametrat i ka mirë, njoftoi kirurgu i zemrës, D.r Sashko Jovev, pjesë i ekipit mjekësorë.

Familja e Iles ka falënderuar familjen e 20-vjeçares, Verica Bellovska si dhe mjekët.

“Fillimisht i shpreh ngushëllime familjes së Vericës së ndjerë, përmes së cilës ja djali im arriti të bëhet me zemër prej dhuruesit, që mundësuan që djali im të vazhdojë jetën. Djali t i punonte zemra diku 14 për qind, kërkuam dhurues dhe ja falë zotit u gjet. Kam folur me djalin, ndjehet mirë”, tha Svetko Strezovski, baba i Ile Strezovskit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mundësia e vetme që Ile të jetojë ka qenë përmes transplantimit të zemrës.

“I riu Ile Strezovski vuante nga dekompenzimi i zemrës, formë e sëmundjes që bën që zemra të rrah shumë dobët, dikund rreth 10 për qind nga kapaciteti i plotë. Shpëtimi i vetëm ka qenë transplantimi i zemrës”, tha ministri Filipçe.

Ekipi i udhëhequr nga D-r Sasho Dohqev dhe D-r Sotir Stavridis , që sot kreu transplantimin e veshkave të Vericës së ndjerë tek një 27-vjeçar dhe një 40-vjeçar njoftoi se edhe tek këta pacientë gjendja është e qëndrueshme. Autoritete shëndetësore njoftojnë se ditëve në vijim nga organet e Vericës së ndjerë do të transplantohet ind kërcorë dhe kocka kryesisht për pacientë të operuar, me metastazë të kancerit të kockave si dhe tek pacientë me lloje tjera të kancerit.

.

Të Ngjajshme

Bytyqi, Filipçe, Spasovski dhe Carovska nënkryetarë të LSDM-së

admin

Sanja Llukarevska zëvendëson Sheqerinskën, zgjidhet zëvendëskryetare e LSDM-së

admin

Ndërron jetë një i pastrehë në rrugën “Maqedonia”

admin

Leave a Comment