September 25, 2022
Portali Shprehja

Në këtë shtet, leximi i letrave të fatit dhe falli në filxhan po ndalohen me ligj

Gazeta turke “Hurriyet” ka hapur një diskutim së fundmi duke sjellë pretendimet e një avokati, Tayfun Üzülmez, sipas të cilit lokalet ku shihet fati, përmes letrave apo kafesë, bien në kundështim me ligjin.

Sipas tij, mjediset në fjalë bien nën sanksionet e nenit 667 të ligjit turk, që ndalon adoptimin lozhat e dervishëve dhe vendosjen e emrave mistikë dhe përfshin edhe “dënimin e njerëzve që praktikojnë fat-thënien dhe magjinë me të paktën tre muaj burg”.

Gazeta raporton se mjedise të tilla janë shtuar shumë në Stamboll sidomos, në distriktet Bakırköy dhe Beyoğlu me një tarifë prej 6-17 dollarë.

Sugjerimi i avokatit kundërshtohet nga pronarët e mjediseve të tilla që e quajën fat-thënien një terapi të lirë, ndonëse ka klientë që shprehen se ato që shohin filxhanin thonë përherë të njëjtat gjëra.

.

Të Ngjajshme

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Leave a Comment