January 30, 2023
Portali Shprehja

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës ka arritur në 26 centimetra

Deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, shtresa e borës në Kodrën e Diellit ka arritur në 26 centimetra, ku edhe është matur temperatura më e ftohtë -3 gradë Celsius.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, mëngjesin e sotëm janë matur -2 gradë në Lazaropolë, 0 në Mavrovë, 1 në Krushevë, 3 në Ohër dhe Pretor, 4 në Kriva Pallankë, 5 në Tetovë, Berovë, Manastir, Prilep dhe Vinicë, 7 në Shkup, Petrovec dhe Kumanovë, 8 në Shtip, Strumicë dhe Gjevgjeli, 9 në Dojran dhe 10 gradë në Demir Kapi.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Berovë – 34 litra për metër katror, pastaj në Dojran, në Gjevgjeli 22 litra, në Vinicë 14 litra, në Kriva Pallankë dhe Ohër 12, në Mavrovë 11 litra për metër katror, në Tetovë dhe Lazaropol 10 litra për metër katror, në Manastir 9, në Prilep dhe Krushevë 8, në Pretor dhe Kumanovë 6 litra për metër katror, kurse në Shkup Petrovec, Shtip dhe Demir Kapi 3 litra për metër katror.

.

Të Ngjajshme

Shkarkohet Danella Arsovska, nuk është më kryetare e BNJV-së

Finlanda shpresa të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Leave a Comment