May 22, 2022
Portali Shprehja

Në Kuvendin e Shqipërisë pritet të dorëzohet dokumentacioni për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë dorëzuar të martën në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për të miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Tact Watches

Deputeti i kësaj partie, Tritan Shehu në një deklarim për mediat nga Kryesia e Kuvendit u shpreh i bindur se Kuvendi do ta diskutojë dhe do ta miratojë këtë rezolutë. Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të dërgojnë edhe dokumentacionin për të njohur gjenocidin serb edhe në Kosovë.

“Një grup deputetësh dorëzuam një kërkesë për mocion me debat për një rezolutë për njohjen e gjenocidit në Srebernicë. Dikush mund të thotë i vonuar. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njohur këtë gjenocid zyrtarisht. Prandaj ky hap në këto momente të trazuara merr një hap të rëndësishëm. Njohja e krimeve, ndëshkimi i shkaktareve janë elementë thelbësorë. Një numër deputetesh të PD-së paraqitën një kërkesë në Kuvend, të bindur që Kuvendi do ta diskutojë, miratojë dhe çdo deputet është i mirëpritur të paraqesë amendamentet e tij që do t’i japë jetë kësaj rezolutë. Shumë shpejt dokumentacionin tjetër, dosja tjetër për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Një element tjetër prevalues në këto momente që po kalon rajoni”, u shpreh Shehu.

Deputeti Tritan Shehu, anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka dorëzuar me 27 prill një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon që të dënohet gjenocidi serb ndaj popullit të Kosovës. Kërkesa është bërë në përkujtim të 27 prillit të vitit 1999, ku në Mejë të Gjakovës ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë ku forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në dhjetor të vitit 2020.Si u.d e presidentes së Kosovës, Osmani gjatë fjalës saj në Kuvendin e Shqipërisë me 17 dhjetor të vitit 2020, u ka bërë thirrje bashkëkombasve deputetë që edhe Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si ai i Kosovës të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Osmani u shpreh gjatë fjalës saj se Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territore, ndërsa akuzoi këtë të fundin për gjenocid.Edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Ilir Meta, Vjosa Osmani kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, ku do të dënohej gjenocidin serb në Kosovë.

“Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rezolutën për krimet serbe në Kosovë dhe ka kërkuar që ata që e kryen gjenocidin të dalin para drejtësisë. Është krejtësisht e natyrshme që të presim që Shqipëria të jetë vendi i dytë që ta bëjë këtë, pas Kosovës,” theksoi Vjosa Osmani.

Të Ngjajshme

64 vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në hotel në Ohër

admin

Kiev: Ushtria ukrainase zmbrapsi sulmet ruse në Donjeck dhe Lugansk

admin

Shqipëria blen raketa Javelin për të forcuar ushtrinë

admin

Leave a Comment