January 28, 2022
Portali Shprehja

Në mes të dimrit Shkup-Veriu pa ngrohje!

Ka ditë që kjo lagje në Shkup Veri nuk ka ngrohje qendrore. Në mes të dimrit, kur temperaturat janë të ulëta, qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit mbeten pa ngrohje. Agim Leka, banor i zonës, thotë se nuk është e drejtë që në mes të dimrit të mbesin pa ngrohje, duke pasur një kontratë për këtë.

“Ashtu siç edhe e thash, sillen si në livadh të pa zot, nuk penalizohen, nuk ndëshkohen nga askush, nuk i japin llogari askujt e qytetarët mbeten kështu pa shërbimin për të cilin paguhen kundrejt një vlere që të marrin shërbim cilësor. Edhe kjo që ndodh tani hypja e çmimit në mes të sezonit nuk është korrekte se ne bëjmë kontratë me kompaninë. Bëjmë një kontratë për një çmim të caktuar ata nuk na e thonë se në ndërkohë mund të ngrihen çmimet atëherë do kërkojmë burime alternative”, Agim Leka, qytetar.

Tact Watches

Qytetarët janë munduar të kontaktojnë me Ngrohtoren në Shkup Veri, por thonë se telefonin se e kanë pasur të mbyllur, ndërsa kanë kontaktuar në telefona privat për të marrë një përgjigje.

“Jemi munduar të kontaktojmë me ngrohjen por telefoni i tyre është i mbyllur kemi kontaktuar në telefonat privat që i kemi dhe thanë që mënyra me e keqe që për festa që është tragjike e dini që tani kemi festat dhe thanë që me e keqja është që deri të hënën ose të martën nuk do të keni ngrohje”

Kontaktuam me Ngrohtoren “Shkup Veri” nga ku na thanë se problemi është më i madh se sa duket. Shtojnë se kanë kërkuar ndihmë edhe nga organet kompetente për mungesën e gazit. Në letrën që na e dërguan, e që thonë se ua kanë nisur organeve kompetente, shkruhet:

“Në bazë të marrëveshjes për furnizim me gaz natyror për vitin 2022 me MakPetrol kemi detyrim që në avancë të paguajmë sasitë mujore të planifikuara për gaz natyror. Për shkak të rritjes enorme të çmimit të gazit natyror shoqëria është rënduar me dëm të pakompenzuar dhe nuk ka qenë në mundësi që të sigurojë mjetet financiare të nevojshme për blerjen e gazit natyror. Më 5 janar 2022 në ora 10 është ndërprerë furnizimi me gazë natyror nga ana e “MakPetrol prom gaz” e me këtë është ndërprerë edhe energjia për ngrohje deri tek të gjithë shfrytëzuesit”, thonë nga Ngrohtorja “Shkup Veri”

Sipas Ngrohtores Shkup Veri si zgjidhje të problemit e shohin me ndërhyrjen e institucioneve kompetente që të paguhet borxhi i mbetur për energjinë e ngrohjes dhe në të njëjtën kohë me këtë do të sigurohet edhe ndihmë financiare e nevojshme që do të ndihmonte në funksionimin e mëtutjeshme të ngrohtores./TV21

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment