January 31, 2023
Portali Shprehja

Në pistë gati për t’u nisur, përplasen dy aviona në New York

Disa ditë pasi një avion i Delta Air Lines për pak u përplas me Boeing 777 të American Airlines në aeroportin e JFK të Nju Jorkut, dy avionë të tjerë u përplasën në pistë në mëngjes.

Sipas Daily Mail, dy aeroplanë JetBlue u përplasën kur ai i nisur për në Porto Riko goditi bishtin e një avioni bosh JetBlue. Pas incidentit, avioni u kthye në pistë dhe pasagjerët u detyruan të zbrisnin, por nuk raportohet për të lënduar.

Një zëdhënës i kompanisë tha se fluturimi për në San Juan “bëri kontakt të lehtë me një avion të parkuar gjatë shtytjes”.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen.

.

Të Ngjajshme

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Leave a Comment