July 28, 2021
Portali Shprehja

Në plazhet e Ohrit pa banakë e pa çadra! Komuna paralajmëron menaxhim ndryshe

Moti i ngrohtë i mbushi plazhet e liqenit të Ohrit. Por, ndryshe nga viti i kaluar, shumica e plazheve këtë sezon turistik janë falas për tu përdorur. Nuk paguhet për çadra, nuk ka muzikë, nuk ka as objekte gastronomike. Në shumicën e plazheve ku në periudhën e kaluar u hoqën objekte ilegale, u vendos rërë, u mbollën pemë të reja, u vendosën ulëse, tualete mobile dhe dhoma ndërrimi.

Komuna e Ohrit do të kujdeset për këto plazhe përmes Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale e Ohrit”. Ata janë përgjegjës, që t’i pastrojnë këto vende dhe t’i rregullojnë plazhet, që të jenë në gjendje të mirë për vizitorët në liqen. Ata do të pastrohen çdo ditë dhe besoj se aksioni do të zhvillohet vazhdimisht”, tha Tome Xhamtoski, Komuna e Ohrit.

 

Ndërmarrja Publike filloi rregullimin e vegjetacionit në këto plazhe. Për momentin, janë vendosur kontejnerët e duhur plastikë për mbeturinat komunale, që do të krijohen në këto plazhe dhe pranë rrugës janë vendosur kontejnerë 120 litra. Punonjësit tanë të turnit të parë dhe të dytë do t’i zbrazin, si dhe mbillen pemë”, tha Ljupço Gërdanoski, drejtor i Higjienës Komunale të Ohrit.

Në një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit ende po hiqen platforma. Kryetari Gjeorgjieski thotë se aktivitetet po shkojnë sipas planit.

Aktualisht ne jemi duke punuar në drejtimin Kanali Studençica për në lokalitetin Park, ku bëhet heqja e platformave të vendosura në ujë, dhe gjithashtu në lokalitetin Daljan …”, theksoi Konstantin Georgievski, kryetar i Ohrit

Nga komuna njoftojnë se nga viti i ardhshëm plazhet do të menaxhohen ndryshe. Përkatësisht, plani është instalimi i objekteve të montuara, do të thotë banakë të standardizuar prej druri me logon e komunës së Ohrit. Ato do të lëshohen çdo vit në ankande publike. Njëkohësisht, në Strugë në plazhe punojnë të gjitha objektet gastronomike. U hoqën vetëm disa platforma që ishin vendosur në ujin e liqenit. Edhe këto plazhe, ashtu siç ishte rasti me ato të Ohrit, me vite kanë koncesione të skaduara.

Miki Trajkovski

.

Të Ngjajshme

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup

admin

Leave a Comment