November 27, 2020
Portali Shprehja

Në Preshevë nga fillimi i muajit 110 raste pozitive me koronavirus

Në Preshevë po vazhdon situata shqetësuese lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme sot ka mbajtur edhe një mbledhje që drejtohej nga nënkryetari i komunës, Armend Aliu.

Sipas të dhënave të shtabit, nga fillimi i muajit nëntor deri tani janë regjistruar 110 raste pozitive me Kovid-19, përcjell INA.

“Sipas raportit nga zëvendës drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, numri i rasteve të konfirmuara me COVID19, në këtë muaj, deri sot, është 110 të infektuar. Numër brengosës, dhe tregues që situata po përkeqësohet jashtëzakonisht shpejt.

Andaj, e theksuam edhe një herë rëndësinë e respektimit të masave të parapara për parandalimin e përhapjes së virusit, inkurajuam inspektoratin komunal që të vazhdojë kontrollimin e respektimit të masave mbrojtëse.”, thekson Aliu.

Sipas tij, në koordinim me bashkësitë islame, që sot u ftuan në mbledhjen e shtabit, u parapanë disa masa për organizimin e riteve fetare për të cilat do të informohen qytetarët në kohë. Në këtë komunë po ashtu është vendosur orari i shkurtuar për lokalet që lejohen të punojnë deri në orën 19.00, por edhe kufizime tjera. (INA)

Të Ngjajshme

Zbulohen postet kyçe që do të drejtojë shqiptari në qeverinë e re të Malit të Zi

admin

Hoti: Nuk jap dorëheqje | Iliria News Agency

admin

Italia raportoi 822 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

admin

Leave a Comment