March 29, 2023
Portali Shprehja

Në Prespë, atje ku liqeni çdo ditë i trembë banorët e saj

Bardhyl BERBERI/INA

Vetëm kur e viziton Prespën e ndien thellë mahnitjen nga peizazhet e shumta të saj, liqenet, malet që e rrethojnë zonën i japin asaj një pamje të rrallë.

Me 9 fshatra të vendosur në gjoksin e maleve që përbëjnë komunën e Liqenasit: Me Kallamasin, Goricën e Madhe, Gorica e Vogël , Gollomboçin, Diellasin, Liqenasin, Lajthiza, Zaroshka dhe Cerja ku jetojnë afërsisht rreth 4 mijë e 500 banorë.

Malet e lartë të bleruar që e kalojnë lartësinë mbi dy mijë metra,  lugina dhe shpate të vendosur mbi kaltërsinë e liqeneve me brigje të banuar krijojnë atë konfiguracion të papërsëritëshëm.

Kështu i mbushur me këto kontraste bukurish me një kulturë të lashtë me ushqim të mirë dhe një mikpritje dhe mbi të gjitha një shpirt njerëzor.

Këto kushte të favorshme klimatike, ujrat e pastra të burimeve përzëmërsia e banorve janë joshëse dhe të krijojnë relaks në çdo stinë të vitit. Por, banorët i ka kapur paniku.

Lajmi i fundit nga studimi i disa shkencëtarë dhe akademikë të huaj se nga një çarje që ka marrë tabani e liqenit të Prespës niveli i tij ka rënë vetëm brenda pak kohësh në 8 m, nga 54 m që është thellësia maksimale e këtij liqeni. Momentalisht thellësia maksimale ka ngelur nga 54 m që ishte më paërpara vetëm 46m thellësi.

Peshkatri i vjetër nga Prespa Sllave Petro thotë për INA  se është një tragjedi e vërtetë kur e shohim që liqeni që mban rreth 5000 banorë rreth tij po jep shpirt.

Uji po shteron me shifra tronditëse. E kuptoni çdo të thotë t`i hiqet 8m thellësi liqenit !

Por thotë ai tragjedia nuk qëndron vetëm këtu pasoja do të kenë edhe liqeni i Ohrit i cili rreth 70 përqind të furnizimit me ujë e ka nga Prespa po ashtu edhe burimet e Tushemishtit dhe ato të Shën Naumit do të preken nga kjo tragjedi thotë peshkatari Sllave Petro.

Mësojmë se qeveria gjermane ka akorduar 3,5 milionë euro për të ndalur këtë fenomen të natyrës që përveç paksimit të ujit po shkatërron ekosistemin dhe gjallesat e shumta të liqenit.

Legjenda e liqeneve të Prespës

Të moshuarit transmetojnë brez pas brezi legjendën e liqenit të Prespës.

Sipas rrëfenjës, Prespa ka qënë një qytet shumë i madh. Një ditë djali i mbretit që drejtonte qytetin kishte dalë nëpër pyll dhe aty rastësisht takon një zanë pylli shumë të bukur të quajtur Nereida.

Djali i mbretit mahnitet nga bukuria e saj dhe i kërkon dorën për t`u martuar me atë.

Të Ngjajshme

Kryeministri i ri i Skocisë udhëhoqi namazin në natën e parë në rezidencën zyrtare

admin

Ekipi i opozitës për Tiranën/ Nga Alimehmeti te gazetarja Beti Njuma, dalin 62 emrat për këshillin bashkiak

admin

Klasa me një nxënës

admin

Leave a Comment