December 4, 2021
Portali Shprehja

Në rajonin e Shkupit janë shqiptuar 148 dënime brenda 24 orëve

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 148 masa, në mesin e të cilëve, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë sanksionuar 33 shoferë.

Nga MPB informojnë se nëntë masa janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi, katër masa për kalim të veturave në semafor të kuq, 57 masa për kundërvajtje të cilat iu kushtojnë këmbësorëve, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 26 masa për parkim jo të rregullt.

Tact Watches

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta

Të Ngjajshme

Paralajmërohet ngrirja e çmimeve të produkteve elementare në Maqedoninë e Veriut

admin

Marrëveshja Zaev Gashi shtyhet sërish, ai po ngjanë serialit Feride

admin

Antovski: Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment