November 29, 2021
Portali Shprehja

Në Serbi konfiskohet mbi gjysmë toni marihuanë, policia thotë se hyri nga Kosova

Policia e Nishit ka arrestuar sot një person në veturën e të cilit janë gjetur 520 kilogramë marihuanë, për të cilën thuhet se ka hyrë nga Kosova.

Në njoftimin e MUP-it serb thuhet se “zyrtarët policorë kanë ndaluar një kamion në Nish, i cili drejtohej nga N.I. (46 vjeçar), gjatë kontrollit kanë gjetur 134 pako me marihuanë, e cila dyshohet se paraprakisht ka mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë dhe ka qenë e destinuar për shitje të mëtejshme në territorin e Serbisë”.

Tact Watches

Sipas njoftimit të MUP-it, transmeton N1, të dyshuarit N.I. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndaj të cilit  do të ngritet kallëzim penal, dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Nishit, .

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka uruar  policinë për këtë aksion dhe ka bërë të ditur se “lufta e ashpër” e policisë me dilerët e drogës do të vazhdojë, përcjell Tellegrafi.

“Pavarësisht nëse Serbia është një vend tranzit apo destinacion përfundimtar për shitjen e narkotikëve, me vendosmëri dhe luftë të njëjtë ne do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo vend i sigurt për shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për narko dilerët dhe trafikun e drogës”, ka thënë Vulin.

Ministri Vulin theksoi se çdo konfiskim i lëndëve narkotike është një sukses i madh dhe një fitore e madhe për policinë dhe bëri të ditur se marihuana nuk do të legalizohet në Serbi. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment