December 5, 2022
Portali Shprehja

Në Shkup 45 gjoba për kalim të shpejtësisë së lejuar, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Në aksionin e djeshëm të kontrollit të policisë në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 180 vozitës, 45 prej tyre për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë shqiptuar 25 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, gjashtë sanksione për shofer fillestar, katër për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq), dy për duke mos përdorur rripin e sigurimit.…

-Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

.

Të Ngjajshme

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

Leave a Comment