March 25, 2023
Portali Shprehja

Në Shkup janë sanksionuar 210 shoferë, 105 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në sferën e komunikacionit me ç’rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 210 masa, midis të cilave për vozitje të shpejtë 105 sanksione.

Siç kumton MPB-ja, janë shqiptuar edhe 11 masa për vozitje pa patentë shoferë, tre për shoferë fillestar, pesë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit, tetë për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe tre sanksione për kalim në semafor në të kuqe.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion do të vauhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion për siguri më të madhe në trafik.

.

Të Ngjajshme

Protesta në Francë kundër reformës së pensioneve, qindra të arrestuar

Krasniqi dhe Gjakova, në finale të turneut në Tbilisi të Gjeorgjisë

Si t’i ktheni në gjendjen e mëparshme rrobat që zvogëlohen gjatë larjes

Leave a Comment