January 27, 2021
Portali Shprehja

Në Shqipëri nga 1 dhjetori mësim i kombinuar për nxënësit

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin në vend, me propozimin e Komitetit të ekspertëve për ballafaqim me pandeminë, mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm në Shqipëri prej 1 dhjetori do të zhvillohet i kombinuar, onlajn dhe me prani fizike të nxënësve.

Sipas Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kusha, nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat ​​fillore si dhe maturantët do t’i ndjekin mësimet me prani fizike.

“Për nxënësit e klasave të tjera të arsimit fillor dhe të mesëm kemi një skemë të re mësimore. Kështu, në javën e parë dhe të tretë, dy ditët e para të orëve të mësimit do të jenë me prani fizike, ndërsa tri ditët e tjera onlajn. Në javën e dytë dhe të katërt (2-4) dy ditët e para onlajn, ndërsa tre të tjerat me praninë fizike të nxënësve”, shpjegoi Kusha.

Sipas saj, mësimi në shkollat ​​private ose në vendbanimet rurale ku ka një numër më të vogël të nxënësve, tani për tani mësimi do të zhvillohet me prani fizike.

Të Ngjajshme

Shkon mbi 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus

admin

Jo vetëm Donald Trump, Twitter i bllokon llogarinë politikanit shqiptar (FOTO LAJM)

admin

Limaj: Ja kush nga PDK pengoi koalicionimin parazgjedhor

admin

Leave a Comment