July 28, 2021
Portali Shprehja

Në Shqipëri rusi i vjedh targat kosovarit – Iliria News Agency

Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.

Sipas forcave të rendit, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi kosovar.

Policia kontrolli banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

Të Ngjajshme

‘Habitet’ hoxha nga Mitrovica, vesh maicën me logon e birrës së njohur – Iliria News Agency

admin

Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë – Iliria News Agency

admin

Tetë viktimat e aksidentit në Kroaci pritet të varrosen nesër, dy të tjerëve do t’iu bëhet obduksioni – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment