2.1 C
Skopje
December 7, 2019
Informacione Vendi

Në shtëpinë e deputetes së LSDM gjenden dokumente për rastin “Monstra” dhe “rastin e Kumanovës”

Dokumente konfidenciale që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe rastin e Kumanovës janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski, e cila është në mesin e të dyshuarëve në rastin “Reket”, shkruan portali MKD. Prokuroria ka konfirmuar informacionet, por duke mos dhënë detaje.
Remenski është e dyshuar në rastin “Reket”, pasi që ajo ishte kryetare nderi e organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit – Boki. Prokuroria në përgjigjen e saj ka thënë se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuares janë gjetur dokumente dhe se për këtë janë njoftuar institucionet përgjegjëse, se nga kanë dalur ato dosje. Megjithatë Prokuroria përgënjeshtron dhe nuk di se a bëhet fjalë për dokumente për rastin “Monstra” dhe rastin e Kumanovës të 9 majit të 2015. Sipas portalit MKD, bashkëshorti i deputetes Remenski, Jovçe Remenski deri pak muaj më pare ishte ndihmës drejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. (INA)

Artikuj të ngajshëm

​​Ligji për pagat, sindikalistët e KEK-ut i dalin në përkrahje Avokatit të Popullit

shprehja

Tomë Gashi: Gjykata Speciale i ka dridhur themelet e shtetit dhe i ka stopuar njohjet e Kosovës

shprehja

​​Shkrimtarja Etleva Tafa bashkëbisedon me qytetarë

shprehja