November 29, 2021
Portali Shprehja

Në Shtime arrestohet 83-vjeçari për dhunë ndaj gruas së tij

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime është një rast i dhunës në familje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar A.A. (83), i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, S.A. (72), duke i shkaktuar lëndime trupore. Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Tact Watches

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve – Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment