June 18, 2021
Portali Shprehja

Në sulmin izraelit në Rripin e Gazës vdes martirizohet babai me 3 fëmijë – Iliria News Agency

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës nën bllokadë, u martirizua një baba me 3 fëmijët e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes Civile, mësohet se ushtria izraelite ka bombarduar në mënyrë intensive pjesët veriore të Gazës.

Nga rrënojat e një shtëpie të shembur nga bombardimet izraelite në zonën Beit Lahia u nxorën trupat e pajetë të një babai palestinez bashkë me 3 fëmijët e tij.

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke vazhduar punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e shtëpive të shembura nga bombardimet ajrore në zona të ndryshme të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë martirizuar 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra, ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.

Të Ngjajshme

Nis Samiti në Vjenë, këto janë temat që po diskutohen – Iliria News Agency

admin

Ja pse Holanda votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë – Iliria News Agency

admin

Takimi i Vjosës me Erdogan in – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment