October 2, 2022
Portali Shprehja

Në “Tabanoc”, për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të  lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pritje për dalje nga shteti për rreth një orë, informojnë  nga LAMM.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të Ngjajshme

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

Leave a Comment