December 4, 2021
Portali Shprehja

Nedved jep kushtrimin te Juventusi: Të gjitha ose asgjë…

“Ne kemi fituar për shumë vite, ishte koha për ta rinovuar skuadrën, me përzierjen e duhur të lojtarëve me përvojë, si Chiellini dhe Bonucci, me ata të rinj si Chiesa dhe De Ligt. Ne u përpoqëm të realizonim të tashmen dhe të ardhmen e klubit, me synimin për të qenë konkurrues në Itali dhe Evropë. Duam të vazhdojmë të fitojmë”.

Kështu u shpreh Pavel Nedved gjatë konferencës për shtyp, në prezantimin e “Të gjitha ose asgjë – Juventus”. Ky është një dokumentar që do të transmetohet në “Amazon Prime Video”, me fokus sezonin 2020-2021 të bardhezinjve.

Tact Watches

Ja fjalët e zv.presidentit të Juventusit: “Nuk është e lehtë të përshkruash një sezon të plotë futbolli, gjithmonë i mbushur plot emocione. Është e mrekullueshme t’i përjetosh marrëdhëniet mes drejtuesve dhe lojtarëve, me stafin stërvitor. Këto janë emocione që të çojnë në produktin përfundimtar, i cili janë ndeshjet.

Ne e kemi arritur këtë, shumë fitore, por edhe shumë humbje. Ishte bukur të përballeshim me problemet e një sezoni, në të cilin fituam dy trofe nga katër, me një trajner fillestar si Pirlo dhe me Cristiano Ronaldon në skuadër”.

.

Të Ngjajshme

Higuain, zemërim dhe indinjatë: “Nuk doja të kthehesha në Juve, është absurde…”

admin

“SOS” RAMOS | PSG tani nis të shqetësohet realisht, ndalesa e radhës?

admin

Hetimet mbi Juventusin, Chiellini provokon: Sa herë flitet për ngjyrat bardhezi…

admin

Leave a Comment