July 28, 2021
Portali Shprehja

Negociatat me Bullgarinë, partitë shqiptare kundër rezolutës së VMRO-DPMNE-së

Partitë shqiptare nuk mbështesin rezolutën e VMRO-DPMNE-së për vija të kuqe në çështjen e identitetin dhe gjuhës, derisa e njëjta cenon procesin integrues të vendit. Sipas BDI-së, kjo rezolutë duhet shqyrtuar në hollësi dhe çdo tendencë për shpërqendrim nga procesi integrues nuk gjen mbështetjen e tyre në Kuvend.

Vlerësojmë se integrimi i vendit në BE është prioritet për të gjitha partitë politike. Vlerësojmë se është i nevojshëm harmonizim i tekstit të rezolutës me të gjitha partitë politike parlamentare dhe të sigurohemi që kjo nuk e dëmton rrugëtimin tonë në drejtim të BE-së – tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

Opozita shqiptare nuk mbështet një rezolutë e cila përveç procesit integrues, cenon edhe raportet ndërshtetërore me fqinjët.

Proceset integruese në asnjë mënyrë nuk duhet të kenë ndërprerje. Për ne është me rëndësi që të kemi raporte të mira partneriteti me shtetet fqinje, të rajonit dhe rrjedhimisht edhe me Bullgarinë. Partnerët qeveritarë duhet të qëndisin qëndrimet e tyre që të jenë në një vijë. Nëse ata kanë qëndrime të ndryshme, diçka nuk është në rregull – u shpreh Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

Mbështetje të rezervuar ndaj rezolutës ka shprehur edhe partia “E Majta” të cilët kërkojnë përfshirjen e deklaratës së tyre nga nëntori i vitit 2020 në rezolutën e opozitës maqedonase. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se rezoluta do të miratohet sepse ka siguruar mbështetjen e LSDM-së dhe disa partive të tjera parlamentare. Lidhur me mundësinë e kthimit të dokumentit për shkak të mos respektimit të emrit kushtetues, opozita maqedonase vlerëson se një gjë e tillë nuk paraqet problem procedural.

Morën për detyrë që ditëve në vijim të konsultohen me partitë e tyre dhe të marrim përgjigje në kohë sa më të shpejtë, me qëllim që rezoluta të propozohet dhe miratohet në Kuvend. Ajo do të jetë e nevojshme për shtetin dhe Qeverinë në të ardhmen – deklaroi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Rezoluta është përpiluar në bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe Shkencave, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi dhe Kishën Ortodokse Maqedonase. Ajo parashikon që negociatat të bëhen pa kushtëzime, duke ruajtur dinjitetin e popullit maqedonas, ndërkohë që ruhet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup

admin

LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

admin

Leave a Comment