Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së dënon aktin e Tomë Gashit ndaj lypsarit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e ka  cilësuar si çnjerëzore dhe të padrejtë sjelljen e avokatit kosovar, Tomë Gashi, ndaj një personi të varfër që kërkonte lëmoshë në një prej shesheve të Prishtinës.

Periskopi mbrëmë ka publikuar një video ku shihej avokati Tomë Gashi duke shqelmuar  paratë e mbledhura të një lypësi në Prishtinë.

Nagavci përmes një postimi në Facebook tha  se liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara dhe se një gjë të tillë duhet ta dinë sidomos ata që merren me drejtësi, duke aluduar kështu në juristin Tomë Gashi.

Gashi ndryshe gjatë zgjedhjeve të fundit ka përkrahur hapur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkohe djali i tij që mbanë emrin e liderit të VV’së kishte garuar brenda listës së partisë së Kurtit për deputet.

Reagimi i plotë i Nagavcit:

Nuk është njerëzore e as e drejtë të sillesh me përçmim dhe të ngacmosh më të varfërit dhe më të dobtit.

Çdo kush duhet ta dijë, e sidomos ata që merren me drejtësi, se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është i garantuar për secilin dhe duhet të respektohet nga secili.

Zhurma e lypsarit s’do të duhej të heshtet, ajo është zhurmë që bënë thirrje për reflektim përtej saj. Republika e Kosovës ka organet, institucionet e entet që do të duhej të merreshin me secili rast dhe atë në mënyrë shumë të ndjeshme dhe asesi një qytetar të vendos vet drejtësi, kushdo qoftë ai.

Është obligim i institucioneve për të krijuar kushte e mirëqenje për qytetarët, për t’u siguruar se inspektorati kryen punën e vet, se keqbërësit marrin përgjegjësi sipas ligjit e ata në nevojë mbështeten e përkrahen.

Akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Dënoj çdo akt e sjellje që cenon apo denigron tjetrin, pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt ushtrohet.

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi”,

Neni 1, Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.

Shpërndaje në:

Të ngjajshme

LSDM ka një lajm të mirë për Haraçinën (FOTO)

shprehja

LDK pret VV-në: Nuk morëm përgjigje për ofertën tonë

shprehja

Postuan armë në rrjete sociale, shoqërohen në polici

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë