September 29, 2022
Portali Shprehja

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit, investim 2 miliardë dollarësh

Është nënshkruar sot Memorandum i Bashkëpunimit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit.

Investimi prej 2 miliardë dollarësh është një bashkëpunim midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Në fjalën e tij në ceremoni kryeministri Edi Rama tha se ky është investimi më i madh turistik dhe në rajon, raporton Euronews. al.

Sipas Ramës, ky investim vjen si rrjedhojë e një sërë hapash.

“Do ishte e paimagjinueshme të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që nisi të zhvillohej si vend me vizion turistik konkurrues kur ne morëm qeverinë”, tha Rama.

Të Ngjajshme

Përshtypje: Shqipëria, vendi që hoqi “vellon e misterit”

admin

Eskalon debati mes hoxhës dhe Matoshit: Hajvan… Shko pije naj birrë

admin

Kryeministrja italiane:”Jo krijimit të xhamive të reja”

admin

Leave a Comment