October 4, 2023
Portali Shprehja

Nëntë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, u përfshinë tri vetura dhe një kombaj

Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pjesës, Fadil Gashi.

Ai tha se në këtë aksident i cili ka ndodh saktësisht në fshatin Gllaviqicë janë përfshirë tri vetura dhe një kombaj.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona”.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Shtetasit gjerman i sekuestrohen 24 pistoleta, vetura dhe para në Merdar, arrestohen edhe dy të tjerë

admin

Plagosen me armë zjarri dy persona në Prishtinë

admin

Voziti në kahun e ndaluar të lëvizjes, gjobitet me 150 euro shoferi në rrugën Prishtinë-Gjakovë

admin

Leave a Comment