November 29, 2021
Portali Shprehja

Nëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?-Ja çfarë thotë Kim Mehmeti

Nga Kim Mehmeti

Nëse ‘Alternativa’ bëhet pjesë e koalicionit qeverisës LSDM-BDI?

E para, më duket e pamundur diçka e tillë, ngaqë dua të besoj se drejtuesit e saj e dinë se një veprim i tillë do ishte i turpshëm dhe politikisht vetëvrasës për ta.

Tact Watches

Por nëse megjithatë ndodh edhe ajo çudi, atëherë do e pranojë se as imagjinata ime e shkrimtarit nuk mund ta gëlltit tërë këtë perversitet të turpshëm të politikanëve të këtushëm shqiptarë, të cilët sot bashkohen për ta rrëzuar qeverinë, e nesër bëhen pjesë e saj.

Në të vërtet, edhe aq sa ndodhi gjerë më tani me deputetët që para dite ishin me opozitën që donte ta rrëzojë qeverinë, e pasdite me ‘zemrën në Bruksel’, tregon se me shumëçka, ne shqiptarët e Maqedonisë, lëmë përshtypje se bëjmë politikë të kohës së gurit dhe se, për pushtet, jemi të gatshëm ta vrasim edhe nënën që na ka lindur.

Dhe pas gjithë kësaj, pra pasi ke parë se në Maqedoni kush e përfaqëson shqiptarinë, si mund të mos ndjehesh keq dhe, si mund të mos ndjehesh i turpëruar! /Nistori/

Të Ngjajshme

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën “Struma” pritet që sot të transferohen në Shkup

admin

Tetovë, vaksinimi kundër Covid-19 do të vazhdojë vetëm në Shtëpinë e Shëndetit

admin

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Leave a Comment