January 23, 2022
Portali Shprehja

Nëse keni të ardhura mujore prej 15 mijë denarë – nuk do të paguani komunale shtesë për legalizim të objekteve

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ka bërë të ditur se nëse të ardhura mujore të parashtruesit të kërkesës për legalizim janë 15.000 denarë (15 mijë denarë), i njëjti do të lirohet nga pagesa shtesë për komunalet.

“Bëhet fjalë për atë ardhura neto në nivel vjetër të parashtruesit për legalizim deri në 180 mijë denarë apo rreth 15 mijë denarë në muaj në lartësinë e pagës minimale që për momentin është në shtet. Me këtë i përfshijmë qytetarët që pranojnë jo vetëm ndihmë sociale por edhe qytetarët që kanë pagë minimale – këta do të lirohen nga pagesa shtesës komunale për legalizim”, tha Boçvarski, transmeton TV21.

Tact Watches

Nga pagesa e komunaleve shtesë do të lirohen edhe objektet fetare, ndërkaq të tjerët, do të duhet të paguajnë komunale shtesë më të larta për 50% – nëse objekti është 80 metra katror dhe komuna më të larta për 100% – nëse objekti është mbi 80 metra katror./TV21

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment