September 29, 2022
Portali Shprehja

Nesër fillon gjykimi për zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës

Gjykimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë fillon nesër ( 6 shtator) në ora 10 në sallën e gjykimeve numër 5, me gjykatës Jordan Velovski. Portalb.mk do të raportojë nga seanca gjyqësore.

Data dhe gjyqtari u caktuan sipas sistemit AKMIS ku paraprakisht gjykata me 16 gusht njoftoi se është caktuar numri i lëndës- K450/22.

Sipas Gjykatës, F.B, dhe A.E akuzohen për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. B.V. për veprën e mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë, për vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

Raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.

Zjarri i tmerrshëm që e bëri hi spitalin modular në Tetovë, mori me vete 14 jetë të pacientëve të trajtuar nga Covid-19, por edhe të anëtarëve të familjeve që ndodheshin brenda.

Të Ngjajshme

Blinken: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia “nuk do të njihet kurrë”

Putin është i gatshëm t’i sakrifikojë 500 mijë rusë nëse duhet për pushtimin e Ukrainës

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Leave a Comment