May 16, 2021
Portali Shprehja

Nesër pritet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinës Pfizer

Nesër pritet që në vendin tonë të arrijë dërgesa e parë me 10 mijë doza të vaksinave Pfizer, ndërsa po kaq vaksina pritet të vijnë me dërgesën e dytë, respektivisht me 26 prill, transmeton Alsat. Vaksinat nesër pritet të arrijnë fillimisht në Aeroportin e Sofjes, ndërsa pasdite me transport të veçantë pritet të mbërrijnë në vend.

Deri në fund të prillit, gjegjësisht për më 28 prill është njoftuar mbërritja e 200 mijë vaksinave kineze kundër Covid-19.

Ndërkohë dhe po vazhdon procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë ndërsa rreth 170 mijë të tjerë presin radhë për imunizim. Për momentin në vend ka mbi 20 mijë raste aktive me Kovid 19. Nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar mbi 145 mijë raste pozitive ndërkaq numri i të shëruarve është rreth 122 mijë.

Autoritetet nuk kanë diskutuar vazhdimin ose jo të masave restriktive kundër Kovid, edhe pse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohej në fundjavë. Kufizimet vlejnë deri më 20 prill. Filipçe tha se vazhdimi i masave do të varet nga gjendja epidemiologjike.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment