March 20, 2023
Portali Shprehja

Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Nesër me fillim nga ora 08:30 para Muzeut të Qytetit të Shkupit në rr. Shën. Kiril dhe Metodij, do të mbahet manifestimi për shënimin e 80-vjetorit të deportimit të hebrenjve maqedonas, pas së cilës pjesëmarrësit do të lëvizin nga Muzeu i Qytetit të Shkupit përgjatë rr. Shën. Kiril dhe Metodij, bul. Koço Racin, rr. 11 Tetor, rr. Republika e Krushevës deri tek Fabrika e duhanit Shkup.

Prandaj, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në këto rrugë. SPB Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhërave të dhëna nga punonjësit e uniformuar policor.

Të Ngjajshme

Jasir Asani: “Ëndrra ime ishte të luajë për Shqipërinë”

“Mirë se erdhe mik i shtrenjtë”, Putin pret Xi në Moskë

Amazoni do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës

Leave a Comment