New York bëhet shteti i parë që mundëson martesat online, shkak koronavirusi

Të martohesh online! Tashmë është e mundur në shtetin e New York, ku emergjenca e koronavirusit e detyroi guvernatorin Andrew Cuomo, që të lajmërojë se do të jepen certifikata martese online dhe do të ligjërohen martesat nëpërmjet video-konferencave.

“Tashmë nuk ka më justifikime. Mund të mbahen martesa në platformën Zoom. Mjafton të thuhet po ose jo”, tha ai me shaka, duke lajmëruar lejimin e martesave në distancë.

 

 

Cuomo firmosi autorizimin e zyrtarëve që të celebrojnë martesën me video.

“Kemi firmosur një urdhër ekzekutiv që iu mundëson njerëzve që të marrin certifikatën e martesës në distancë dhe zyrtarët ta celebrojnë nëpërmjet video-konferencave”, sqaroi Meisa DeRosa, sekretare e Cuomo në një deklaratë publike.

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Gjermania ndan 750 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë

shprehja

Më shumë se 2 milionë e 236 mijë të shëruar nga Covid-19 në botë

shprehja

Koronavirusi në Britani, Johnson: Punoni nga shtëpia për tre muajt e ardhshëm

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë