June 27, 2022
Portali Shprehja

Newcastle godet në merkato, siguron portierin me 10 mln euro!

Newcastle ishte një nga skuadrat kandidate për të firmosur me Thomas Strakoshën, por gjithçka është sfumuar, pasi “Magpies” kanë gjetur tashmë portierin që do të mbrojë kuadratin e portës sezonin e ardhshëm.

Mediat angleze sigurojnë se skuadra e Newcastle ka arritur marrëveshjen me Burnley-n për blerjen e portierit 30-vjeçar Nick Pope, me këtë të fundit që do t’u kushtojë rreth 10 milionë euro bardhezinjve.

Tact Watches

Burnley ra në Championship gjatë këtij sezoni dhe Pope nuk dëshironte të largohej nga Premier League, ndaj ngulmoi për transferimin te Newcastle, që tashmë është kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Ai u rrit në akademitë e të rinjve në Ipswich Town dhe Bury Town. Më 10 shtator 2017 ai bëri debutimin e tij në Premier League me Burnley në fitoren 1-0 kundër Crystal Palace. Gjatë sezonit ai fitoi vendin e tij si titullar.

Lajmi eshte bere i ditur nga The Athletic qe shkruan: “Newcastle duket se e ka parë dhe ka mbyllur për portierin e tyre të ardhshëm. Ky është Nick Pope, 30-vjeçari nga Burnley (i ri i rënies në Champions) i cili sipas raportimeve të The Athletic, do të jetë portieri i Magpies. Një parim i marrëveshjes tashmë është arritur mes dy klubeve për një shumë të vlerësuar prej rreth 10 milionë euro”.

 

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME | Dybala i penduar, ndërron mendje?!

admin

Neymar i bezdisur nga Al-Khelaifi! Vendimi i tij me PSG

admin

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

Leave a Comment