September 24, 2022
Portali Shprehja

Nexhipi: Tre tifozë tanë janë therur me thikë në Prishtinë

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi, pak minuta para se të fillonte ndeshja derbi e javës së pestë në Superligën e Kosovës, në mes skuadrave të Prishtinës dhe Ballkanit. Tifogrupi i vendasve, “Plisat”, sulmuan tifozët nga Suhareka, “Xhebrailat” – teksa edhe ndeshja nisi me disa minuta me vonesë shkaku i pasigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, në emisionin “Ekipi A” ka deklaruar se tre tifozë janë therur me thikë, derisa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë

“Ishte një derbi që u paralajmërua gjatë gjithë javës. Klubi i Prishtinës ndoshta është dashur të marrë më shumë masa. Tre tifozë tanë janë therur me thikë, njëri është në gjendje të rëndë. Është në spital, në urgjencë”, tha mes tjerash Nexhipi.

Nga Policia e Kosovës ende nuk është dhënë ndonjë informatë lidhur me këtë rast./Reporteri/

.

Të Ngjajshme

Shqipëria kërkon hakamrrje ndaj Izraelit

Maqedonia, fillon përgatitjet për Bullgarinë

Përplasjet VMRO-Arskovska, pësojnë qytetarët

Leave a Comment