November 29, 2021
Portali Shprehja

Neymar humbet toruan, i hidhet në grykë gjyqtarit kryesor (video)

Seleçao duhej të priste deri në minutën e 72-të për golin e fitores ndaj Kolumbisë. Neymar asistoi Lucas Paqueta e Lyon, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Sidoqoftë, Neymar ishte me fat që ndodhej në fushë në atë fazë të lojës dhe të asistonte.

Si zakonisht, ylli i PSG pësoi faullua në çdo rast nga kundërshtarët e tij. Dhe u deshën vetëm shtatë minuta, që Neymar ta humbiste toruan. Pasi iu ndërhy sërish me faull, 10 braziliane u përball ashpër me gjyqtarin Roberto Tobar.

Tact Watches

Në të vërtetë nuk ishte një pamje e mirë, shumica e gjyqtarëve do ta kishin përjashtuar menjëherë Neymarin për atë shpërthim verbal dhe deri diku fizik ndaj kryesorit të ndeshjes. Megjithatë, për fat të mirë për 29-vjeçarin, Tobar ia nguli mirë sytë, por nuk nxori ​​asnjë karton.

Fitorja e Brazilit do të thotë se pesë herë kampionët e botës kanë fituar 11 nga 12 ndeshjet e tyre kualifikuese në grup, duke pasur aktualisht 9 pikë më shumë se Argjentina. Në fakt, e vetmja ndeshje që ata nuk arritën ta fitonin ishte kundër Kolumbisë, barazim 0-0 në tetor.

.

Të Ngjajshme

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

VIDEO | Ronaldo në stol, Keane dhe Carragher zihen 5 minuta në TV: “Nuk është ai që ishte dikur…”

admin

Leave a Comment