5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Informacione Vendi

Nga 1 janari rritje të pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Alsat mëson se nga 1 janari pensionet do të rriten për 700 denarë. Kjo do të thotë se masa do të hyjë në fuqi, dy ditë para se të fillojë me punë qeveria teknike. Sipas përllogaritjeve në buxhetin për vitin 2020, do të duhej të sigurohen 44 milionë euro shtesë në nivel vjetor. Kjo shumë është e njëjtë me atë për të cilën në katër ditët e kaluara Alsat insistoi në përgjigje nga Ministria e Financave që të sqarojë se për çfarë do të jenë të destinuara? Me fjalë të tjera, në draftin e propozim-buxhetit për vitin 2020, Qeveria me vetiniciativë e rriti normën e transferove për pensione, ndonëse vetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kërkonte rritje prej vetëm rreth 18 milionë euro. Me rritjen e këtillë të mjeteve, tani sqarohet se për çfarë do të përdoren pjesa shtesë prej 64 milionë eurove në krahasim me vitin 2019./Alsat-M

Artikuj të ngajshëm

Para 3 ditësh u takua me politikanë kosovarë, Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin

shprehja

BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit

shprehja

Grubi: Absurde është të diskutosh me tre maqedonas të drejtën e dhënë nga Zoti për të folur shqip

shprehja