May 23, 2022
Portali Shprehja

Nga birra dhe puroja e Brozovic tek emocionet e Dzeko; shpërthen festa e Interit në Instagram

Një manifestim i ligjshëm gëzimi pas fitimit të Kupës së Italisë në kampin zikaltër. Pas asaj që u pa në fushë, përmes rrjeteve sociale lojtarët e Interit kanë dëshmuar se e kanë “djegur” fare, edhe me alkool e puro.

Ndër më të papëmbajturit ishte Marcelo Brozovic, i cili poston një foto me birrë dhe cigare. I njëjti imazh i festimeve është shoqëruar me zemrat zikaltër (emoji) dhe fjalën “Familje”, që i referohet grupit zikaltër.

Tact Watches

I papërmbajtshëm ishte edhe Hakan Çalhanoglu, i cili publikoi tre postime, njëri prej të cilëve një imazh i stilizuar, që përcakton Kupën e Italisë me ngjyrat zikaltër. “Kjo Kupë është për ju, tifozët e Interit”, – shkruan ish-lojtari i Milanit dhe “Made it!”. Fjalë për fjalë “u krye”, që karakterizon, si një fill i përbashkët, mesazhet e shumë shokëve të tjerë të skuadrës.

Ashtu si Milan Skriniar, i cili publikoi shumë histori dhe tre postime me mesazhin: “Një tjetër trofe!” Federico Dimarco ishte i papërmbajtshëm: “Kampionë! Për ne dhe për ju, Kupa e Italisë është e jona! Gjithmonë dhe vetëm forca Interi”.

Edin Dzeko, disi nuk e harron të shkuarën me Romën: “Kupa jonë në qiell, në këtë stadium. Emocione të veçanta!” “Pas 11 vitesh e sollëm në shtëpi”, – shkruan Lautaro Martinez. Dhe, përsëri, Alessandro Bastoni: “Kampionë! Çmimi i duhur për udhëtimin tonë”.

Pastaj shpresa e Joaquin Correa për kampionatin: “Tjetër trofe! Tani le të shkojmë të fitojmë edhe një, jemi një ekip i madh!” “Gjithmonë jepni më të mirën tuaj, gjithmonë besoni në të, sepse gjithmonë shpaguhesh”. Ky është mesazhi i holandezit Denzel Dumfries.

.

Të Ngjajshme

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

“Thonin se Inter-i ishte favorit, dua t’i dëgjoj tani”, Theo: Dua të falënderoj një njeri

admin

Leave a Comment